Google ADS

Rrëfen këngëtarja e njohur “Mësova se kisha 6 tumore në mitër!”

01:31 | 20 Maj 2018
Arbresh.info

Një prej zërave më të mirë të shfaqur së fundmi në industrinë muzikore amerikane, FKA Twigs ka treguar historinë e pabesueshme të pak muajve më parë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter, FKA Twigs ka rrëfyer për herë të parë se në mitrën e saj kishte zbuluar 6 tumore.

“Tumoret ishin shumë të mëdhenj, 2 ishin sa një kokërr mollë, 3 sa një kivi dhe 1 sa një luleshtrydhe”, – shkruan këngëtarja. “Pra, ishin një pjatancë frutash të dhimbshme që e ndjeja çdo ditë”.

Para 3 javësh ajo iu nënshtrua operacionit për të hequr edhe tumorin e fundit ndërkohë që fundin e barkut para operacionit këngëtarja e kishte krahasur me atë të një gruaje shtatzënë në muajin e 6-të

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme