Prezantuesja Elinxhel Shkira ka treguar se është ngacmuar seksualisht kur ishte 14 vjeç. Deklaratat ajo i bëri sonte gjatë emisionit ‘Opinion’, ku po diskutohej çështja e skandalit të ngacmimeve seksuale në Hollywood.
Sipas saj personi që e ngacmonte ishte një femër e përfshirë në botën e televizionit në Shqipëri. Elinxhel Shkira u shpreh se kjo ngjarja e ka traumatizuar për vite me radhë derisa e kapërceu si problem. Por ajo nuk e zbuloi emrin e femrës e cila e kishte ngacmuar seksualisht.
“Një person i njohur, femër madje, ka dashur që për hir të famës të bënim gjëra të pa hijshme. Të na prezantonte me njerëz më të mëdhenj në moshë, kjo gjë më ka terrorizuar, ajo kërkonte të bënin gjëra të pa hijshme me meshkujt të mëdhenj dhe në këmbim të kësaj merrte përfitime e sponsorizime. Kur të jem shumë e fuqishme unë do ta them kush është. Unë kam qenë 14 vjeç dhe unë jam terrorizuar dhe jam tërhequr nga ëndrra ime për televizionin rreth 10 vite”, tha Shkira./opinion/
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve