E lindur si Amanda Koçi, vajza e emigrantëve shqiptarë që u arratisën në Amerikë në vitet ’90, këngëtarja e re vendosi Ava Max si emrin e saj profesional.
Këngëtarja ka rrëfyer se ajo zgjodhi ‘Ava’ për të përfaqësuar anën femërore të personalitetit të saj dhe ‘Max’ atë mashkullore,.
Kjo ndjenjë e dualizmit është bërë markë e nënshkrimit të Ava Max, e përbërë nga flokët e saj asimetrike.
Një takim i rastësishëm në një klub me producentin që prodhon hit, Cirkut, i cili ka punuar me artistë të mëdhenj si Katy Perry, Miley Cyrus, The Ëeeknd dhe Rihanna çuan në maje yllin fillestar.
Fundi i vitit 2018 shënoi suksesin e saj me projektin ”Sëeet But Psycho”, që shpërtheu në nivel global, duke arritur pothuajse 250 milionë shikime në YouTube.
A ndiheni të lidhur me trashëgiminë tuaj shqiptare?
Ndihem, ndihem! Ndihem vërtetë shqiptare! Jam me fat që vij nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. E kam parë këtë dhe më ka pëlqyer teksa e shihja këtë duke u rritur. Kam qenë e bekuar. Por, përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet”.
Si është të rritesh si vajza e emigrantëve shqiptarë në Amerikë?
Jam ndier e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornize kur jetoja në South Carolina”. 25-vjeçarja ka shtuar se një kohë nuk mund të përshtatej, mirëpo më pas kishte vendosur që të vazhdonte jetën sipas mënyrës së saj.
Femra më e fortë për të është nëna e saj, e cila e ka mësuar se “gjithçka është e mundur”.
Mënyra si erdhi në Amerikë, ajo nuk e dinte gjuhën, nuk kishte para. Nëna dhe babai im bënin nga tri punë secili. Nuk i kam parë derisa i mbusha 10 vjet; jetoja me gjyshen time. Isha dhjetëvjeçare kur e blenë shtëpinë e tyre të parë. Nuk i kam parë për një kohë të gjatë, prandaj kur i shihja e shfrytëzoja kohën për të qëndruar me ta. E kam parë gjithë luftën që kanë bërë, sepse jeta nuk është e drejtë. Në fund të ditës, jeta ka shumë beteja, pos nëse ke lindur në një familje të pasur, që nuk ishte në rastin tim. Ata më mësuan të vazhdoj dhe të mos dorëzohem.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...