E dini çfarë mesazhi i ka ardhur kur i tha Lames “pushooo”? Fevziu e thotë, në një rrëfim pa shkop, por me drejtim të qartë. Bashkë me miqësitë e prera me Berishën a Lubonjën, a me ata që i kanë ikur nga studio, sepse edhe Blendit i ikin nga studio.
20 vite “Opinion”, në një prej fotove të arkivës shfaqej dhe Ines, çka tregon se ajo ju ka ndjekur nga afër dikur, ndërkohë që vitet e fundit ka vendosur të tërhiqet duke mbajtur një profil të ulët publik. Pse kjo zgjedhje?
B.F: Zgjedhje e saja. Nuk i ka pëlqyer asnjëherë publiciteti dhe as postimet në rrjete sociale. Edhe kur kërkoj të postoj foto me të në shumicën e kohës nuk pranon. Mbase është më mirë kështu, se imagjino të kishim të dy protagonizmin që kam unë.
Sa kritike ka qenë ajo ndaj intervistave, temave që trajtonit?
B.F: Zakonisht është gjithnjë kritike. Dikur i shihte më me vëmendje emisionet, por tani që vajza e dytë është ende e vogël kalon më shumë kohë me të.
Çfarë ju ka thënë përshembull kur ju e bëtë ‘të vdekur’ Lamen, duke i thënë “pusho”?
B.F: Mbaj mend që më çoi një mesazh ku thoshte pak e shumë: Je jashtë kontrollit, qetësohu. Nëse nuk e mban dot veten fut reklamë që të relaksohet situata. Kuptohet që unë e pashë pasi kishte mbaruar emisioni. Shumë më vonë.
Po Mishel i ndjek programet tuaja, e jep ajo sot ‘opinionin’ e saj mbi “Opinionin” e babit?
B.F: Jo, nuk besoj. Ose mua nuk më ka thënë asnjëherë gjë. Madje e bezdis fakti që kur jam me të qëllon të më ndalojnë për foto. Dhe kur dalim bashkë ecën një hap para që mos ta shohin me mua.
I keni treguar asaj se kur keni rënë në dashuri për herë të parë? Çfarë i keni thënë?
B.F: As më ka pyetur dhe as ja kam thënë. Nëse do më pyeste do i tregoja që ka ndodhur në vitin e dytë të gjimnazit (qesh). Po histori shumë e vjetër.
Çfarë bisedash bëni me vajzën? Çfarë diskutohet tjetër në shtëpinë tuaj?
B.F: Absolutisht po ato biseda që bëhen edhe në çdo shtëpi tjetër. Veç faktit që duke qenë shumë i zënë qëllon që unë i shtyj ca biseda me ditë, sa Inesi lodhet. Kur jam me miq, zakonisht ka shumë biseda politike. Por jo vetëm për politikën shqiptare.
Ka jo pak raste kur edhe ju sulmoheni në komente, nga njerëz që më së shumti zgjedhin të jenë anonim, shqetësohen pjesa tjetër e familjes?
B.F: Deri tani jo. Kam përshtypjen që ata e dinë që unë s’kam asnjë lloj emocioni ose reagimi ndaj komenteve, ngado që të vijnë ato. Shpesh qesh ose tallem se më argëton fakti që dikush rri mendon për ty dhe merret me ty, kur ty s’të intreson fare kush është ai. Zakonisht edhe as i lexoj, por edhe kur më del ndonjë e lë aty ku është. Një herë në emision lexova gjithë komentet kundër meje, ato më me mllef, përballë Ramës. Kjo është gjëja që më argëton më shumë. Por nëse do merrja kritika nga ato 5 – 6 vetë që unë i vlerësoj dhe i konsideroj miq dhe seriozë, realisht do të më dhimbte!
Keni mbyllur një verë shumë aktive me pushime, ku ishit këtë herë?
B.F: Unë bëj 3-4 destinacione të largëta në vit. Ai i verës është një miksim mes qytetit dhe plazhit. Këtë verë isha në një ishull mjaft interesant të Karaibeve që quhet Turk and Caicos. Meqenëse unë pëlqej shumë zhytjen në det, ai ishte një destinacion i përshtatshëm për këtë gjë. Plus një ndalesë në Nju Jork. Por lëviz shumë edhe nëpër Europë në verë. Disa destinacione në Greqi, Francë apo Itali
Dukeni shumë i lidhur me vajzën e vogël, sa kohë shpenzoni me të?
B.F: Asnjëherë sa do doja, por shumë më tepër se sa me vajzën e parë. Besoj që kaloj kohë me të.
Si reagon ajo kur ju sheh në ekran?
B.F: Ka një video në instagram që kur më sheh më thërret dhe pastaj mërzitet që unë nuk i përgjigjem. Ndërsa kur ka qëlluar që kam qenë aty, thjeshtë sheh e çuditur dhe qesh. Tani kur e pyesin ku punon babi, tregon me gisht televizorin! /revistawho
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...