Ai është një ndër gazetarët më të mirë të të gjitha kohërave, me një karrierë të gjatë ku vetëm 20 vitet e fundit ia ka kushtuar prezantimit të emisionit ‘’Opinion’’, ndonëse puna e tij si gazetar ka nisur që në artikujt e parë të ”Rilindjes Demokratike” në fillim vitet ’90-’91.
Në një rrëfim për suplementin ”Summer pages” të ”Gazeta Shqiptare”, Fevziu ka folur për surprizat e reja që e presin në sezonin e ardhëm televiziv, pasionet e tij, planet për të botuar një libër të ri dhe marrëdhënien me dy vajzat. I pyetur nga gazetarja Egla Xhemali, Fevziu ka treguar se 2017-a shënon edhe 20-vjetorin e emisionit ‘’Opinion’’, një prej programeve më jetëgjata në ekranet shqiptare dhe se sezoni i ri do të sjellë surpriza për publikun.
Më pas Fevziu ka folur për pasionin e tij të hershëm, udhëtimet dhe dëshirën për të vizituar destinacione të reja. Edhe pse këto ditë të nxehta vere e kanë gjetur në atdhe, teksa shijon pushimet me familjen.
Duke u ndalur tek familja, Fevziu ka pohuar se ka një peng të madh ndaj saj, më saktë ndaj vajzës së madhe, Mishelit: “Jam shumë i lumtur me vajzat dhe më vjen keq vetëm që vajzës së madhe nuk i kam kushtuar në fëmijëri kaq kohë sa po i kushtoj vajzës së vogël. Por, me të madhen udhëtojmë shumë dhe ajo kënaqet në destinacionet që zbulojmë.” Në profilin Instagram të Blendit nuk mungojnë fotot me Alisin e vogël, ndërsa ai zgjedh të respektojë privatësinë e Mishelit duke mos e ekspozuar shpesh në rrjete sociale pa lejen e saj.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...