Të dielën në Kosovë janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, gjersa u mbajtën pa asnjë incident që do të ndikonte në procesin e zgjedhjeve.
Ndërkohë, siç është raportuar deri më tani zgjedhjet u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.
Me këtë rast, shumë nga të famshmit, politikanë e VIP uruan Kosovën për qytetarinë e treguar në këto zgjedhje. Në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja Rozana Radi, e cila një një pjesë të shkëputur nga emisioni i saj “Boom”, uroi Kosovën me këngën e Sabri Fejzullahut “Atje është Kosova”.
“Urime Kosovë! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit të Kosovës për gjithë qytetarinë e treguar në këto zgjedhje”, ka shkruar ajo në videon e postuar në llogarinë e saj personale, Instagram.
Përveç Rozanës, një urim të sinqertë për vendin tonë e ka bërë edhe këngëtari Alban Skënderaj duke e uruar Albin Kurtin dhe thotë se, “Kosova duhet të jetë shpresë për Shqipërinë në shumë aspekte”.
https://www.instagram.com/p/B3VLSwSFxZY/
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...