Një ngjarje e pazakontë që ka ndodhur së fundmi në Kuçovë ka tronditur të gjithë dashamirësit e kafshëve.
Shumë artistë shqiptarë kanë publikuar sot (e martë) në profilet e tyre në rrjetet sociale imazhe me mbishkrimin “Zi”.
Kjo për faktin, se ata protestojnë fuqishëm ngjarjen që ndodhi në Kuçovë, ku një i ri u shfaq duke masakruar qenin e tij të lidhur.
Një temë e tillë është diskutuar edhe gjatë mbrëmjes së sotme në “Top Show Magazine”, ku të ftuar kanë qenë shumë figura publike.
Të ftuarit VIP në “Top Show Magazine” diskutuan për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Kuçovë.
Njëra ndër të pranishmet ishte edhe moderatorja e njohur Roza Lati, e cila dashurinë ndaj kafshëve e ka treguar edhe në disa kauza të ndërmarra në të mirë të tyre gjatë vitit 2017.
Ndonëse e shohim në karakterin e saj karizmatik, gjithmonë të buzëqeshur e të çiltër, kësaj here ajo doli tërësisht nga vetja.
Moderatorja e njohur Roza Lati tronditet gjatë emisionit “Top Show Magazine”.
Një video e shfaqur në ekran, ku prezantohej ngjarja e tmerrshme në fjalë, ka bërë që Roza të tronditet dhe të shpërthejë në lot gjatë transmetimit direkt.
Edhe ajo si shumë personazhe tjerë të njohur, nuk e ka përballuar dot këtë skenë “të frikshme”.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...