Google ADS

Roza Lati rrëfen mes lotësh abortin: Rraha veten me grushta kur e hoqa

10:31 | 2 Prill 2024
K.B

Moderatorja e njohur Roza Lati e cila aktualisht po shijon eksperiencën në Big Brother Vip Albania, së fundmi gjatë një bisede me banorët ka treguar mes lotësh se disa vite më parë ka abortuar foshnjën pa dëshirën e ish-partnerit.

Mes lotësh prezantuesja u shpreh se nuk ishte e gati të bëhet mami, ndërsa tha se kur e ka marrë vendimin për mos ta mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grushta.

E pyetur se a ishte në dijeni nëna e saj, Roza tha se e mori vesh më vonë.

“Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës. Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes sime dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres, aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu”, tha banorja e BBVA mes lotësh.

Kurse për ish partnerin tha se nuk ishte në Shqipëri kur e mori lajmin se është shtatzënë.

Mesa kuptohet nga biseda e Rozës me banorët, ishi i saj ishte dakord dhe i kishte thënë asaj se çfarë karroce do të merrnin.

“Po, as se pyeta fare. S’e pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”, është shprehur tuje moderatorja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme