Roza Lati rrëfen, ka këtë problem shëndetësor që 10 vite

17:39 | 19 Gusht 2018
Arbresh.info

Moderatorja e njohur e emisionit “Why Not”, Roza Lati është e njohur për tipin e saj moskokçarës dhe asnjëherë nuk shqetësohet për opinionin e të tjerëve. Këto veçori të saj dhe të pathëna të tjera, moderatorja i ka zbuluar në një intervistë për ‘Revistën Who’.

 

Mes 10 gjërave që të tjerët nuk dinin për të, Roza i ka habitur të gjithë kur ka zbuluar se prej 10 vitesh ka probleme me veshët, si pasojë e dëgjimit të muzikës hip-hop me volum të lartë.

1. Jam indiferente ndaj lajmeve dhe thashethemeve.
2.Kur bie rehat me një çantë, varëse apo diçka të ngjashme, e përdor çdo ditë derisa prishet.
3.Energjia ime nuk shteron as kur fle. Lëviz shumë në gjumë, aq sa zgjohem “skiç”.
4.Jam e fiksuar pas shëndetit tim. Jam shumë meraklie dhe nuk ha çdo ushqim.
5.Nuk dëgjoj mirë nga veshët, si pasojë e dëgjimit me volum të lartë të muzikës hip-hop prej 10 vitesh.
6.Mbaj gjithmonë një unazë me gur bojëqielli në gisht, pasi dikur më ka këshilluar një prift kubanez ta bëj këtë gjë.
7.Më irriton fakti që njerëzit marrin konfidenca të tepruara duke ‘përfituar’ nga karakteri im i qeshur.
8.Kur zgjohem në mëngjes i laj dhëmbët me sfond muzikor Jazz dhe Blues.
9.Nuk çohem nga krevati nëse nuk më vjen kafja te koka në mëngjes. Kam bërë një pakt me restorantin poshtë shtëpisë që çdo ditë kafja të më vijë te dera.
10.Kam aftësinë të analizoj një person me anë të gjuhës së trupit dhe energjisë që përcjell që në takimin e parë.- ka treguar Roza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme