Google ADS

Roza Lati puth Feron në emision

10:53 | 13 Maj 2018
Arbresh.info

Fero është një prej reperëve shqiptarë më të përfolur të momentit.

Ndonëse është vetëm 20 vjeç, ai ka qenë protagonisti kryesor i shumë emisioneve të famshme në trojet shqiptare, shkruan Arbresh.info.

Së fundmi është ftuar për të dytën herë në emisionin “Why Not” të Roza Latit ku ka ndodhur ajo që askush se priste.

Moderatorja e famshme në fund të intervistës thotë se të gjithë po e pyesin se mos ka diçka me Feron dhe i drejtohet reperit duke i thënë se ndoshta njerëzit duan t’i shohin bashkë.

E për t’ua bërë qejfin njerëzve, ajo e pyeti Feron nëse mund ta puthte dhe kështu afrohet tek Fero dhe e puth në buzë.

Veprimi është brohoritur dhe duartrokitur me të madhe nga spektatorët e pranishëm në emision ndërkohë që Feron duket se e ka vënë në siklet kjo situatë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme