Rovena Stefa “sulmon” Elhaida Danin: Sjellje hipokrite

20:32 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Vitin që lamë pas, në festivalin “Kënga Magjike”, Rovena Stefa nuk ia doli të ishte pjesë e finales për shkak të votimit të kolegëve të saj.

Menjëherë pas votimeve, Rovena postoi në Instagram këngët që ajo kishte votuar maksimalisht, ndërkohë pas finales tregoi se këngëtare si Elhaida Dani i kishin dhënë 0 pikë.

Stefa ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës dhe sigurisht u pyet edhe për Elhaidën nëse i mban inat akoma apo jo.

“Ndoshta do të takohemi përsëri kur të bëhet ndonjë festival këtu sepse ajo nuk vjen nëpër koncert kështu e unë nuk shkoj në mbrëmjet e saj të mëdha. Mund të vijë edhe të më puthë prapë përpara dhe të më thotë sa bukur kë kënduar dhe të më vlerësojë prapë 0”, – tregoi Rovena me ironi.

“Përpara Këngës Magjike, ishim ulur po pinim kafe pas provave… ua sa bukur Rovena, sa bukur performanca, ishte e jashtëzakonshme e më përqafoi. Vetëm kur pashë që më dha 0 pikë. Uau thashë, hipokrizi e bukur. Prandaj këta kalonkan se këtë bëjnë!”, – ka rrëfyer këngëtarja e njohur.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme