Këngëtarja e njohur, Rosela Gjylbegu ishte e ftuara e moderatores Ermira Çausholli në emisionin “E ardhmja është vajzë”. Në një bashkëbisedim mjaft të ngrohtë, Rosela ka folur si rrallëherë për të atin e saj të ndjerë.
“Nuk është kurrë e lehtë të flasësh për momente të vështira. E konsideroj humbjen e babait tim si humbjen time më të madhe, 8 vite më parë Shumë herë njerëzit më thonë je shumë e fortë sepse unë papritur zura një pozicion që duhet të isha e fortë për nënën time, për vëllezërit e mi, e fortë për familjen. Isha ajo që u përballa me të gjitha etapat e sëmundjes së tim eti dhe nuk ka qenë asnjë moment i lehtë”, – u shpreh këngëtarja.
Më pas shton: “Por siç thotë një shprehje, ti e kupton sa i fortë je derisa nuk ke asnjë rrugë tjetër. Ky është një nga momentet që ka shënjuar jetën time dhe pavarësisht se koha kalon, është një mungesë që nuk e zëvendëson dot asgjë, por mundohem t’i jap forcë vetes duke e konsideruar të pranishëm sepse ashtu e ndiej në çdo moment të jetës sime”
E pyetur se cili prej fëmijëve i ngjan më shumë babait, Rosela përgjigjet: “Thonë që nga mimika, unë në këtë moshë kam marrë shumë nga ai… në fakt, kam marrë nga të dy dhe po t’i shohësh në fotografi të dy ngjajnë me njëri tjetrin. Më thonë që kam pjesën e buzëqeshjes nga ai.
Më thonë që nga natyra, vëllai im i dytë ngjan shumë. Mentori ka një memorie të frikshme fiks si babi. Ishte si data base, ta pyesje për çdo gjë, për letërsinë, për gjeografinë, për çdo gjë. Ishte i mirëinformuar dhe më mungon kjo pjesë se merrja këshilla”.
Më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e plotë të Rosela Gjylbegut. /abcnews.al
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...