Ronela shuan heshtjen: Është i imi

10:31 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Ka një kohë të gjatë që kanë qarkulluar thashetheme lidhur me një romancë mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës.

Mirëpo, dyshja asnjëherë nuk e kanë konfirmuar lidhjen, madje kishin mohuar diçka të tillë, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij në Instagram, Zerka së fundi ka postuar një fotografi në të cilën shfaqet nga Athina.

E padyshim që në një imazh të tillë nuk ka si të mos mungonte komenti i Ronelës, e cila ka shuar çdo dyshim rreth thashethemeve.

“I imi… ?”, ka qenë mbishkrimi që këngëtarja ka lënë mbi fotografinë e tij, e që nuk do më shumë koment. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme