Google ADS

Ronela Hajati zbulon se ishte e sëmurë gjatë performancës në koncertin e Rita Orës

15:08 | 7 Shtator 2022
A. B.

Mbrëmë, këngëtarja Rita Ora performoi në ‘Sheshin Skënderbej’ të Tiranës dhe elektrizoi qytetin.

Ronela Hajati, Kida, Semi Jaupaj dhe Luana Vjollca kanë argëtuar publikun fillimisht, një dëshirë kjo e Ritës, e cila kërkuar të përfshinë vetëm artiste femra në ‘line-up’ e saj.

Ronela ka zbuluar se para koncertit ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

Përmes disa postimeve në InstaStory, krijuesja e hitit “Mala Gata” tha se për të qenë në gjendje të performonte ka përdorur medikamente.

Në një tjetër postim pas koncertit, Ronela u shpreh se është shumë e sëmurë dhe se ndihet si e droguar pasi ka pirë ‘të gjitha ilaçet e farmacive’ në Tiranë.

“Mos ma vini re zërin dhe mënyrën si flas. Jam shumë e sëmurë dhe ndihem si e droguar pasi kam pirë gjithë ilaçet e farmacive të Tiranës”, ka shkruar Ronela.

Kujtojmë që përfaqësues e këtij viti e Shqipërisë në Eurovision ka qenë e angazhuar edhe këtë vit me performanca të shumta. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme