Ronela Hajati “thumbon” kolegët

11:24 | 26 Korrik 2022
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka vazhduar aktivitetet pas pjesëmarrjes në Eurovision.

Artistja tashmë ka nisur punën për projekte muzikore, ndërsa nuk ka lënë anash as postimet e ndryshme në rrjetet sociale, shkruan arbresh.info

E një postim i fundit i artistes që publikoi dje, u cilësua si thumb ndaj kolegëve të saj.

“A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë një lloj. Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”, shkroi Ronela.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Ronela Hajati është “Valle”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme