Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Sekret”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.
Ndërkohë, së fundmi, përmes një postimi në ‘Instastory’, ajo ka thënë se nuk do ta fitojë kurrë këtë kompeticion muzikor dhe as që e mendon këtë gjë. Ronela shprehet se kënga e saj nuk flet “as për drogë dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari”.
Sipas këngëtares, është turp që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë ndaj njëri-tjetrit.
“E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada!
Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin”, ka shkruar Hajati./abcnews.al
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...