Artistja Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2022 me këngën “Sekret”.
Ronela do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të festivalit evropian, e para në renditje.
Tashmë në Torino të Italisë kanë nisur provat zyrtare për shfaqjen e madhe. Faqja zyrtare e Eurovisionit në Instagram ka publikuar disa pamje nga provat e Ronelës, të cilat e ka pasur dje.
Pamje nga këto prova në rrjetet sociale ka publikuar edhe vet Ronela në Instagram.
“Provat e para, të mbaruara, Shqipëria hap mbrëmjen e 10 majit”, ka shkruar Ronela poshtë fotografive të publikuara në Instagram.
Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2022” mbahet më 10 maj, kurse më 12 maj nata e dytë gjysmëfinale. Finalja e madhe mbahet më 14 maj./21media/
https://www.instagram.com/p/Cc_G0vXMrXk/?utm_source=ig_embed&ig_rid=13b77141-a7e1-4de9-9c90-b7f03f4b1eac
https://www.instagram.com/p/Cc_D39lKPGy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=28589618-9ec9-434e-8540-5fcb43eb8841
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...