E njëjta së fundmi, i ka dhënë hapësirë ndjekësve t’i bëjnë pyetje rreth jetës dhe karrierës përmes opsionit ‘pyetje – përgjigje’.

“Bëhu gruaja ime”, është pyetja e fansit, teksa nuk ka munguar një përgjigje interesante nga këngëtarja Hajati.

“Nesër në orën 15:00 të pres te sheshi, vishu me kostum të kuq që të të njoh dhe mos u vonu se jam korrekte”, është përgjigja e saj.

Ndryshe, Ronela gjatë këtij viti publikoi një sërë projektesh, të cilat u mirëpritën nga publiku. /Telegrafi/