Lidhja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës ka qenë prej shumë kohësh në vëmendjen e megjithatë dyshja deri më sot ka preferuar mos të flasë lidhur me këtë çështje.
Por e ftuar tek “Rudina” pasditen e sotme, Ronela e pranoi se është e dashuruar edhe pse nuk përmendi emrin e reperit.
“Dashuria nuk ka kufi, por unë jam mirë dhe s’para e kam thënë këtë gjë sado që dukem. Unë nuk e fsheh jetën time, por nuk dua të flas sepse po investoj shumë për gjënë që po bëj. Këtu ndonjëherë bëhesh kryefjalë e disa lajmeve dhe unë momentalisht nuk po investoj që të bëhet ai lloj lajmi. Unë nuk po them jam e dashuruar, nuk po them që për mua nuk ekziston asnjë njeri, por thjeshtë nuk dua të flas”, tha Ronela.
Këngëtarja u shpreh se kur ta bëjë publike lidhjen do bëjë një dasmë të madhe. “Kur gjërat të bëhen publike do të jetë e menduar mirë se unë do bëj dasëm dhe jam shumë pro dasmës së madhe.
Mundësisht do të nxjerr një tellall nëpër qytet, dasmë me shumë njerëz, e shumë muzikë”, tha Ronela.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës