Google ADS

Ronela Hajati anulon koncertet dhe mbyllet në shtëpi

02:01 | 12 Mars 2020
Trina Galanxhi

Coronavirusi së fundmi ka prekur edhe shtetin e Shqipërisë, e menjëherë pas konfirmimit të rastit të parë Ministria e Kulturës anuloi çdo aktivitet kulturor artistik dhe bëri thirrje për ndaljen nëpër tubime të mëdha.

Njëjtë kanë vepruar edhe shumë artistë të estradës duke i ndaluar mbrëmjet muzikore për arsye të mos përhapjes së virusit.

Së fundmi të njëjtën gjë e ka bërë edhe këngëtarja me stil unik Ronela Hajati.

Ajo përmes një postimi në Instastory u shpreh:“Çdo aktivitet i imi këtë javë anulohet! Pune, koncerte! te njejten gje duhet ta bejme gjithe…Stay Home, Stay Safe #coronavirus Kujdesuni Max per higjenen, kontaktet me njerez, dhe sidomos per prinderit tane! Kujdesuni njerëz… qëndroni brenda në mënyrë që të kalojmë edhe këtë situatë delikate”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme