Ronaldo: Nita nuk do të mbahet mend për ndonjë gjë në “Big Brother”

21:24 | 11 Prill 2023
K.B

Ka filluar prime i radhës i “Big Brother Vip Albania”, e bashkë me të kanë filluar edhe debatet nga banorët.

Prime u hap me debatet e Ronaldos që ka pasur gjatë këtyre ditëve me disa prej banorëve.

Nisur me Nitën e përfunduar me Luizin, ai nuk ka ndaluar për disa ditë rresht.

Sonte ai pasi pasi pa materialin e përgaditur me veprimet e tij, ai e tha fjalën e tij.

Sipas tij, i vie inat kur në shtëpi ka konkurrentë të fortë.

E sa i përket Nitës, tha se ajo nuk do të mbahet mend fare në “Big Brother VIP Albania”.

“Unë normalisht, e pranoj se më vie inatë kur ka konkurrentë të fortë në shtëpi, por sa i përket Nitës i kam thënë edhe atë natë dhe e them prapë, që ajo nuk do të mbahet mend për ndonjë gjë në BBVA”, tha Ronaldo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme