Ronaldo me familje shijon bukuritë përrallore në Madeira

12:58 | 4 Maj 2020
Arbresh Info

Ronaldo po kalon më shumë se kurrë kohë me familjen e tij.

Cristiano Ronaldo më shumë se kurrë më parë është parë duke kaluar kohë së bashku me familjen e tij, Georginën dhe fëmijët, shkruajnë mediat e huaja.

Ai së bashku me partneren tij, Georgina Rodriguez, kanë qenë tejet aktiv sa i përket stërvitjeve në kushte shtëpie.

Duke qenë të izoluar në rezidencën e tyre në Madeira, ata kanë ndarë momente të lumtura me fëmijët.

Dyshja së fundmi kanë vendosur që të shijojnë një ditë të bukur me diell, teksa publikuan disa imazhe nga shëtitja në Madeira.

Bukuroshja argjentinase dukej e pabesueshme ndërsa pozonte pasi zbriti nëpër disa shkallë drejt oqeanit. Në fotografitë në vijim ajo publikoi imazhe duke vënë në pah linjat trupore e po ashtu edhe një portret familjar.

Ronaldo është izoluar në kryeqytetin Madeira të Funchal me Georginën, djalin e tij, binjakët Eva dhe Mateo, dhe vajzën e tyre Alana.

https://www.instagram.com/p/B_vO41tgbfB/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/B_sRGz4q4dk/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme