Romeo Veshaj fshin të gjitha fotografitë nga Instagrami – lë vend për dyshime

15:14 | 15 Tetor 2024
E.G

Prezantuesi dhe këngëtari nga Vlora, Romeo Veshaj, ka bërë një ndryshim në rrjetet e tij sociale.

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3 mori gjithë vëmendjen pasi fshiu të gjitha fotografitë në Instagram.

Kjo ka bërë që të ketë aludime të shumta, përfshirë edhe jetën e tij personale, meqë nuk ishte shfaqur shumë moti me Heidi Bacin.

Sidoqoftë, ai postoi një fotografi të re me përshkrimin “Përshëndetje”, duke bërë kështu të mendohet për një fillim të ri.

Pas mbarimit të edicionit të tretë të Big Brother, aktori ka qëndruar larg mediave e ekranit.

Ai tani po luan në serialin “Tenxherja Kapakun” bashkë me artisten Elvana Gjata.

Nga ana tjetër, nuk është konfirmuar akoma ndarja nga Heidi, marrë parasysh se akoma ndiqen në rrjete sociale. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme