Google ADS

Romeo i bën suprizën më të bukur Donaldit

13:14 | 16 Nëntor 2021
A. B.

Donald Veshaj është befasuar brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP.

Banorët ndodheshin në oborrin e shtëpisë, ku një parashutë me dy persona është afruar përreth tyre.

Njëri nga personat ishte vëllai binjak i aktorit, Romeo Veshaj, i cili mbante një baner ku shkruhej “La Famiglia”, fjalë të cilën Donaldi e ka të bërë tatuazh në gjoks.

Duke mos zbritur në tokë, parashuta qëndroi afër tyre për disa minuta, duke e emocionuar Donaldin, i cili është ndër banorët e parë që ka hyrë në shtëpi, mbi një muaj më parë.

“Donald të dua”, dëgjohet të thotë Romeo nga lartë, gjë që e bëri edhe më të bukur këtë moment, teksa Donaldi u pa i përlotur pas gjithë kësaj befasie. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme