Rock grupi nga Suedia, këndon ‘Xhamadani Vija Vija’ në koncert

10:00 | 12 Shtator 2018
A. B.

Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur në Rahovec.

Më 7,8 dhe 9 shtator është mbajtur festivali i vjeljes së rrushit, “Hardh Fest” në Rahovec.

Aty kanë performuar shumë artistë e grupe, vendorë e të huaj, përveç aktiviteteve tjera.

Një nga performuesit ka qenë edhe grupi Madman’s Choice nga Suedia.

Madman’s Choice është një grup i rokut suedez.

Ata megjithatë e kanë përgatitur një befasi për publikun. E kanë mësuar këngën e famshme shqiptare “Xhamadani Vija Vija” dhe e kanë performuar live për publikun, duke qenë edhe një nga momentet më kulmore të festivalit.

https://www.facebook.com/hardhfest/videos/2649378511954662/?t=0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme