Google ADS

Robin Krasniqi flet për herë të parë për lidhjen me Marigona Krasniqin

13:07 | 7 Dhjetor 2021
V. S.

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, pak ditë më parë zyrtarizoi lidhjen me modelen kosovare, Marigona Krasniqi.

Të njëjtit kanë qenë të komentuar prej kohësh në faqet rozë, gjersa një konfirmim së fundmi u bë nga vet ata.

Ylli nga Deçani ndërkohë ka folur për herë të parë për romancën me modelen në një intervistë për ‘Libero’.

“Foto është sa 1000 fjalë. Jam shumë me fat dhe shumë krenar për një njeri që e kam takuar pas shumë sfidave pas shumë shumë historive. Ndihem shumë i prekur edhe prej Zotit që më në fund më ka takuar për një njeri si Marigona, njeri të suksesshëm por mbi të gjitha një njeri që e ka zemrën shumë të mirë. Vjen prej një familje shumë të mirë dhe veprat, ndihmat e zemra e saj kanë bërë që unë të dashurohem në të, ku një kohë shumë të gjatë edhe kam insistuar, por hap pas hapi më në fund jemi këtu ku jemi. Jam shumë i lumtur dhe besoj që në të ardhmen unë dhe Marigona do të jemi një shembull shumë i mirë për një familje të shëndoshë”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme