Roberti publikon një foto të ëmbël me vajzën e tij

10:48 | 6 Dhjetor 2019
A. B.

Ndarja e këngëtarit Robert Berisha me partneren e tij, këngëtaren Nora Istrefi bëri bujë të madhe gjithandej.

Ndonëse u distancuan muaj më parë, të nëjtit vazhdojnë të jenë në fokus dhe shumë të përfolur edhe në ditët e sotme, shkruan portali arbresh.info

Por, edhe pse të ndarë vajzës së tyre Renee nuk i ka munguar as përkushtimi e as dashuria nga asnjëra palë, dyshja kishin treguar fillimisht që vajza e tyre është gjithçka për ta në këtë botë.

Së fundi, Roberti është duke kaluar kohë me Reneen, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Instagram’, ku duken tejet të lumtur babë e bijë të përqafuar.

Ndryshe, përkundër lajmeve në medie Robeti në shumë nga intervistat e tij ka deklaruar se nuk janë divorcuar dhe se ruajnë raporte të mira, meqë ishin së bashku prej më shumë se 14-vitesh. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme