Roberti në qiellin e shtatë, për nipin e parë në familjen Berisha (FOTO)

23:26 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Këngëtarja Tuna dhe bashkëshorti i saj Roberti kanë një gëzim në familjen e tyre.
Ata janë bërë prindër për herë të parë dhe në jetën ka ardhur djali i tyre Tiani që padyshim i ka lumturuar edhe anëtarët e tjerë të familjes.

E ai që sonte ka ndjerë një gëzim tepër të madh është Roberti, vëllai i Patrisit dhe tashmë xhaxhai i Tianit.

Në një pronocim për lajmi.net, Roberti ka thënë se ka kohë që nuk është gëzuar kaq shumë.

“Ka kohë që nuk kam përjetuar emocione të tilla. Lindja e Tianit është një mrekulli, pasi është djali i parë në familje, pas tri vajzave, Renees dhe vajzave të vëllait të madh. Akoma nuk e kemi parë por kemi folur me Patrisin dhe Tunën dhe ata janë mirë” ka thënë Roberti.

Po ashtu, këngëtari tha se mezi pret që ta marrë në duar nipin e tij.

roberti-1_1493758177-7596295

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme