Nuk kemi dyshimin më të vogël që Robert Berisha është mashkulli ideal!
Robert Berisha dhe Nora Istrefi përveç se janë një çift shumë simpatik, janë edhe shumë të dashur për publikun shqiptar, shkruan Intv.al.
Ata na kanë treguar se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe atë e shprehin sa herë që u jepet mundësia.
Roberti dhe Nora janë bërë prindër të një vajze shumë të bukur të quajtur Rene. Së fundmi Roberti ishte i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ku foli për jetën familjare dhe pasionin e tij për gatimin.
I pyetur në studio se kë duan më shumë fansat, atë apo Norën, Roberti dha një përgjigjie që na befasoi të gjithëve.
“Unë dhe Nora do të jemi së bashku deri sa vdekja do të na ndajë. Unë jam krenar dhe e them hapatzi që mua më njohin prej Norës, sidomos në Shqipëri.
Padyshim që fansat njohin dhe duan më shumë Norën”, u shpreh pa hezitim Roberti.
Gjatë intervistës këngëtari zbuloi se është shumë i përkushtuar ndaj familjes dhe nuk e ka problem të bëjë punë të cilat meshkujt e tjerë i konsiderojnë si “punë femrash”.
“Me pazarin merrem gjithmonë unë. Nuk e kam problem që t’i ndërroj pampersin vajzës, apo edhe ta laj. Gjithashtu më pëlqen shumë edhe të gatuaj. Pastat i gatuaj gjithmonë unë”, u shpreh Roberti, duke i çmendur edhe më shumë vajzat, të cilat e adhurojnë për fizikun e tij perfekt.
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...