Robert Berisha e ka shprehur hapur mendimin për kunatën e tij, Tuna Sejdiu dhe ai nuk është aspak i mirë. Gjithashtu edhe Tuna nuk e ka hezituar gjithashtu të shprehë mendimin e saj.
Ata nuk kanë nguruar ta thonë edhe publikisht, duke shkaktuar shumë bujë tek shtypi rozë me deklaratat e tyre, ku Roberti gjithashtu shtoi faktin se ai nuk e viziton shtëpinë e të vëllait, vetëm për shkakun e Tunës.
Mirëpo, ndryshe nga Roberti vëllai i madh i Patrisit ka një raport shumë më ndryshe me kunatën e tij. Polinik Berisha së fundmi ka reaguar në një postim të Tunës, ku ajo lajmëron koncertin e saj dhe publikimin e albumit të ri “Fortuna”.
Në postimin e këngëtares, vëllai i Patrisit dhe Robertit ka komentuar me një duartrokitje duke treguar mbështetjen dhe vlerësimin e madh që ka për Tunën, ndërkohë që kjo e fundit ja ka kthyer me një zemër.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...