Këngëtari Robert Berisha duket të jetë ndër këngëtarët më aktivë dhe të angazhuar së fundmi në muzikë.
Ka vetëm 24 orë që ai së bashku me Nora Istrefin, sollën duetin e tyre të parë çift, këngën “S’ka inatë”, e cila erdhi si befasi për publikun deri në momentin e lansimit, pasi Nora nuk e kishte bërë të ditur emrin e Robertit, si pjesë të bashkëpunimit.
Sido që të jetë, dyshja në një rrëfim për Telegrafin shpalosën detajet e këtij projekti, duke rrëfyer gjithçka nga nisja e deri te realizimi i tij.
Por, ky projekt nuk do të jetë i vetmi për dyshen gjatë kësaj vere.
Sipas burimeve të Telegrafit, Roberti po planifikon që këtë të shtunë të sjellë këngën e tij më të re solo, titulli i së cilës do të jetë “Margarita”.
Kënga është ritmike verore, xhirimet e klipit kanë përfunduar, dhe pritet vetëm finalizimi i saj këtë të shtunë.
Përderisa Roberti vjen solo, Nora do të vazhdoj sërish me bashkëpunime, dhe pritet që brenda pak javëve të sjellë bashkëpunimin e saj më të me reperin Gjiko.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...