Robert Berisha e ka sqaruar njëherë e mirë, se nuk dëshiron më ta quajnë “Roberti i Norës”. I ftuar në “Soiree” ai u shpreh se ka një background të gjerë në muzikë dhe një trashëgimi të madhe kulturore.
Roberti tregoi se është diplomuar për piano dhe është djali i një kompozitori dhe nipi i një producenti të dirigjimit në Berlin të Gjermanisë. Ai e pa të arsyeshme ta sqarojë këtë sepse shumë njerëz e njohin vetëm si bashkëshorti i Nora Istrefit.
“Unë jam pianist i diplomuar në akademi të muzikës. Djali i Tomorr Berishës kompozitor, axha im është Bajram Berisha producent i dirigjimit në Berlin të Gjermanisë. Që ta dinë të gjithë se më thonë Roberti i Norës, jo, Roberti është i Tomorr Berishës”. Ndër të tjera, Roberti u sfidua nëse vërtet mund të këndonte këngën e fundit të ish-bashkëshortes së tij “Anna”.
Ai jo vetëm që pranoi, por interpretoi mjaft këndshëm me nota popullore:
https://www.instagram.com/p/B8w7-48Ha9r/?utm_source=ig_embed
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...