Robert Berisha largohet nga Ferma VIP

08:33 | 9 Prill 2024
K.B

Këngëtari i njohur, Robert Berisha është larguar me vullnet të tij nga formati “Ferma Vip”.

Pas telefonatës nga e bija, Rene, ai u shpreh që është i pamundur qëndrimi brenda aty për shkak të mallit të vajzës.

Kurse lidhur me eksperiencën ai tha se ishte shumë e bukur.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që t’i bëj cancel angazhimet e mia, më vjen keq që ka ndodhur kështu. Por pas kësaj telefonate që pata me Renenë, dhe këto ditë e kam patur të vështirë këtu në Fermë nga malli për vajzën, pasi eksperienca ka qenë shumë e bukur. Po, e lë garën për shkak të Renesë, po më vjen keq edhe prej produksionit që ka ndodhur kjo gjë por unë duhet ta lë”, ëhstë shprehur artisti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme