Robert Berisha iu demonstron fansave se si të bëjnë ushtrime në karantinë

17:55 | 3 Prill 2020
A. B.

Këngëtari Robert Berisha prej disa ditësh është duke qëndruar në karantinë në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Kjo ngase me t’u kthyer nga Turqia ai së bashku me të tjerët që udhëtuan atë ditë janë izoluar në qendrën e studentëve në mënyrë që të parandalojnë përhapjen eventuale të virusit vdekjeprurës, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi, ai vendosi të publikojë për ndjekësit një video të shkurtër, përmes së cilës tregonte se si po i kryente ushtrimet në kushte karantine.

 

View this post on Instagram

 

50×4 stay home and workout ?? te fala nga konvikti nr8 ?‍?

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on


“50 herë nga katër seri, qëndroni në shtëpi dhe ushtroni, të fala nga konvikti numër tetë”, shkroi këngëtari në mbishkrimin e videos.

Përndryshe, Roberti njihet si një prej meshkujve me trupin më të tonifikuar në estradë../arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme