Këngëtari i mirënjohur Robert Berisha, është një nga artistët që ka një karrierë mjaftë të bujshme edhe me shumë bashkëpunime.
Së fundi, ka qenë pjesë e një interviste në emisionin “Libero” ku zbuloi shumë të pathëna nga jeta e tij profesionale si dhe nga ajo private, shkruan “Kosovarja”.
Në pyetjen se cili ka qenë momenti më i keq që i ka ndodhur gjatë profesionit të tij si muzikantë, Roberti zbuloi se pas 20 vitesh ka zbuluar se është tradhtuar nga një bashkëpunëtor që kishte punuar gjatë për një projekt.
Duke mos dhënë emër se për kë është fjala, Roberti shtoi se X personin në fjalë e kishte konsideruar edhe si prind, por që ishte zhgënjyer nga ai.
Se për kë bëhet fjalë mbetet të shihet nëse do e zbuloi në një moment tjetër, por disa prej fansave e kishin komentuar se mund të jetë artisti, Sinan Vllasaliu, pasi ka kohë që dyshja nuk kanë kontakte me njëri tjetrin./Kosovarja/
Biden takohet me familjet, nderon viktimat në Nju Orlins
Konfiskohen disa armë zjarri në Gjilan, policia interviston ...
Kurti përkujton Hyda Dobrunën: Mirënjohje për kontributin e ...
Aksident në Prizren, lëndohen katër persona
Pesë të vdekur nga kushtet ekstreme të motit në SHBA
Numri i viktimave ruse të luftës shkon në mbi 800 mijë, thot...