Këngëtari britanik, Robbie Williams, e ka publikuar këngën e re për festat e fundvitit që mban titullin “Can’t Stop Christmas”.
Teksti i këngës flet për problemet gjatë periudhës së pandemisë dhe si festat e sivjetme të fundvitit nuk do të jenë të njëjta për shkak të coronavirusit.
Disa nga vargjet e këngës që i kushtohen pandemisë thonë:
“Oh, çfarë viti i shkretë, por sot është fat të jesh gjallë”
“Fatkeqësisht, disa miq shkuan”
“Kurrë më parë nuk ka qenë kështu, duket sikur të jemi në luftë”
Guy Chambers dhe Richard Flack janë producentë të “Can’t Stop Christmas”, ndërsa kënga është pjesë e albumit “The Christmas Present”, në të cilin janë pjesëmarrës shumë emra të njohur, si Rod Stewart, Bryan Adams, Jamie Cullum e Tyson Fury. /Telegrafi/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist