Robbie Williams raportohet të jetë karantinuar në një ishull të Karaibeve pasi rezultoi pozitiv për koronavirus gjatë pushimeve familjare.
46-vjeçari ka udhëtuar drejt Shën Barts me gruan e tij Ayda Field dhe katër fëmijët e tyre pak pas Krishtlindjeve dhe është fotografuar në një këmishë me lule dhe duke mbajtur maskë, transmeton portali arbresh.info
Sidoqoftë, ai u detyrua të vetë-izolonte dhe të zgjaste udhëtimin pas testimit pozitiv për COVID-19, sipas The Sun.
Një burim i cituar nga gazeta tha: “Robbie ka qenë mjaft i sëmurë.
“Ai është i mbyllur në vilën ku po qëndron me familjen e tij. Nuk është saktësisht vendi më i keq në botë për tu bërë në karantinë, megjithëse nuk mund të shkojë në plazh.
“Ai do të duhet të qëndrojë në karantinë deri në 14 ditë”./arbresh.info/
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...