Robbie Williams flet për betejën e tij me problemet e shëndetit mendor

19:03 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Robbie Williams ka folur për betejën e tij me problemet e shëndetit mendor duke thënë: “Kam një sëmundje që do të më vras dhe është në kokën tim”.

Pop ylli 44 vjeçar ka zbuluar që ka qenë pranë vdekjes shumë herë dhe ka krahasuar veten me George Michael i cili ka vdekur ditën e Krishtlindjes më 2016, transmeton portali arbresh.info

Në një intervistë emocionale me The Sun, ai ka thënë: “Fatmirësisht dhe fatkeqësisht unë jam i prirë për të sabotuar gjithçka.

Robbie Williams dhe bashkëshortja Ayda Field

“Kam një sëmundje që dëshiron të më vrasë dhe është në kokën time, kështu që duhet të ruhem nga ajo.

“Ndonjëherë më trullos dhe nganjëherë është një mjet për të cilën kam nevojë për të dalë në skenë. Ndonjëherë jetoj në lumturi dhe është e mrekullueshme.

“Por shumicën e kohës unë jam njeri – që ka një përvojë njerëzore, duke u përpjekur të merret me sprovat dhe vuajtjet e asaj që ndodh midis veshëve të mi”.

Ylli, i cili ishte dikur pjesë e bendit Take That është në turne në Australi.

Ai prej 18 vitesh ka shmangur alkoolin dhe tani është vegjetarian./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme