Këngëtari i famshëm, Robbie Williams ka anuluar datat e turneut të tij për shkak se sipas tij nuk kishte zgjidhje tjetër.
Robbie kishte treguar kohë më parë se kishte probleme me shpinën, dhe se gjendja shëndetësore nuk e lejonte që ai të vazhdonte me turneun.
Adhuruesit e këngëtarit ishin shumë të shqetësuar kur ai anuloi koncertin e tij në Shën Petersburg të Moskës.
“Gjëja më e vështirë për të realizuar turneun ishte shëndeti im, shpina ime, sepse kam një unazë që më ka lëvizur nga vendi, prandaj kisha shumë stres” ka thënë Robbie.
Këngëtari 43 vjeçar nuk ka fshehur asnjëherë problemet me shëndetin e tij, madje edhe kur ai ka pasur probleme mendore.
“Unë duhet të jem i aftë mendërisht për të organizuar një gjë kaq masive. Janë miliona njerëz që më shohin dhe unë nuk mund të bëj diçka keq” u shpreh Williams.
Kohë më parë Robbie kishte deklaruar se vet angazhimet në karrierë janë shumë stresuese për të.
“Kjo punë është shumë e dëmshme për shëndetin tim. Nëse nuk e shikoj në një tjetër formë, kjo punë do të më vras mua” kishte thënë këngëtari gjatë një interviste për Sunday Times.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...