Më 14 qershor, vetëm pak kohë para se të fillojë ndeshja ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite që do të shënojë fillimin e Kampionatit Botëror, tre yje ndërkombëtare do të kujdesën për të ngritur atmosferën në Luzhniki Stadium të Moskës.
Ikona globale e muzikës, Robbie Williams, do ta argëtojë publikun dhe miliona shikuesit anembanë botës, së bashku me sopranon ruse, Aida Garifullina, e cila do t’i bashkëngjitet në skenë.
Lavdia e futbollit do të prezantohet nga dy herë fituesi i Kupës së Botës, legjenda braziliane, Ronaldo.
“Jam shumë i lumtur dhe i entuziazmuar që do të kthehem në Rusi për një performancë aq unike”.
“Kam bërë shumë gjatë karrierës time dhe hapja e Kampionatit Botëror, para 80.000 tifozëve të futbollit në stadium dhe shumë miliona të tjerëve (që shikojnë) nga e gjithë bota, është një ëndërr e fëmijërisë”.
“Duam t’i ftojmë tifozët futbollit dhe fansat e muzikës që të argëtohen me ne në Rusi, në stadium ose t’ia lëshojnë zërin televizorit pakëz më herët për një koncert të paharrueshëm”, ka thënë Williams.
Ceremonia hapëse e edicionit të sivjetmë të Kampionatit Botëror do të dallojë nga edicionet e kaluara, pasi kësaj radhe do të përqendrohet në performancat muzikore dhe koncerti do të zhvillohet vetëm gjysmë ore para fillimit të ndeshjes. /Telegrafi/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...