Rita vallëzoi nën ritmet e Valles së Rugovës në koncertin e Pavarësisë

23:34 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Madhështor ka qenë koncerti i Rita Orës në Prishtinë, ku ishin mbledhur mijëra njerëz për ta ndjekur nga afër performancën e saj.

Me t’u paraqitur në skenë, këngëtarja ka nisur me interpretimin e hiteve të saja duke përfshirë edhe këngën, klipin e të cilës e bëri në Kosovë, “Shine Ya Light”.

Më pas ka vazhduar me disa prej këngëve më të vjetra për të vazhduar me hitet e saja të reja.

Ndërsa gjatë gjithë kohës ka komunikuar me publikun në gjuhën shqipe duke i bërë të gjithë pjesë të spektaklit.

Dhe nuk ka munguar edhe muzika shqipe në performancën e saj. Ajo ia ka kushtuar disa minuta muzikës sonë, ndërkohë që edhe ka vallëzuar nën ritmet e saj.

“Jena shqiptarë, jena shqiptarë”, ka bërtitur Rita dhe më pas ka nisur muzika e Valles së Rugovës.

Duke e elektrizuar atmosferën, këngëtarja ka vazhduar duke bërtitur dhe duke vallëzuar nën ritmet e muzikës shqipe. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme