Google ADS

Rita tradhton Adidasin për Nike

21:53 | 22 Qershor 2020
L G

Rita Ora kohëve të fundit më shumë është fytyrë marketing për shumë kompani amerikane se sa është e njohur për ndonjë hit të madh

Ajo është e njohur si fytyra e kompanisë së njohur gjermane të atleteve dhe veshjeve sportive Adidas në Gjermani por që tani Rita ka vendosur që të jetë rivale e kësaj kompanie.

Kosovarja sot ka treguar me anë të një fotografie që ka startuar me bashkëpunimin me firmën e njohur amerike NIKE, ku edhe ka bërë një fotosesion me një bluzë të kësaj kompanie por pa harruar edhe Adidasin ku ka postuar një fotografi me veshje të kësaj kompanie.

 

“Ky ishte një fotosesion argëtues në LA pak para vetizolimit. Ishte aq nxehtë në kulmin e një ndërtese. Jam e lumtur të shpërndajë me ju bashkëpunimin e fundit me JD dhe t’i falëndërojë stafin e tyre që u involvuan në ëtë rast”, ka shkruar ajo.

Rita për disa vite ishte partnere dhe fytyrë zyrtare e veshjeve sportive të femrave të firmës Adidas.

Megjithatë, ajo ende nuk ka lajmëruar se a e ka prishur marrëveshjen e saj me këtë firmë apo do të reklamojë ende për të pas bashkëpunimit të ri me Nike. /GazetaExpress/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme