Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora këtë javë po qëndron në New York.
Rita u pa e veshur plot stil rrugëve të New York-ut, me një bluzë të zezë të prerë te pjesa e belit ekspozoi barkun e saj të tonifikuar, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Veshjen e kombinoi me pantallona me material lëkure me bel të lartë.
Mbi bluzën e prerë ajo veshi një xhaketë blu të errët të materialit xhins dhe rriti gjatësinë e saj me çizme të zeza me taka me shkëlqim.
Për aksesorë, Rita kishte zgjedhur një palë syze elegante me nuanca të errëta dhe dukej me humor të shkëlqyeshëm ndërsa shkëlqente duke shijuar shëtitjen e saj.
Bukuroshja bionde i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme mbi supet e saj dhe zgjodhi një makijazh të bronztë për daljen.
Ylli i muzikës pop kishte më vonë një ndryshim të veshjes dhe dukej elegante teksa kishte veshur një pallto të zezë.
Ora veshi një pallto të gjatë dimri prej lëkure të cilën e lidhi rreth belit për të theksuar figurën e saj trupore.
Ajo kishte veshur një palë çizme e material PVC të gjata deri mbi gju.
Bukuroshja ka promovuar këngën e saj më të re, “You Only Love Me”, klipin e së cilës e publikoi të premten. Kënga tërheqëse është pjesë e albumit të saj të ardhshëm, me një datë të publikimit që mbetet ende për t’u njoftuar për fansat e saj. /arbresh.info/
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...