Këngëtarja e njohur, Rita Ora edhe kësaj radhe zgjodhi të vishet tejet interesant teksa u pa në një shëtitje në orët e vona të enjten, në Londër.
Ylli kosovar, 28 vjeçe, ishte veshur me një fustan me katrora, setër të bardhë, ndërsa mbante në kokë një kapele shumëngjyrëshe, shkruan DailyMail, përcjell portali arbresh.info
E Rita kompletoi pamjen e saj, teksa mbante edhe një palë syze dielli ngjyrë blu me të cilat duket tejet e veçantë dhe IN.
Ora përfundoi turneun e saj botëror “Phoenix”, i cili filloi në mars, në Paris, me një shfaqje spektakolare në “Westfield Velizy 2” të kryeqytetit francez.
Në një intervistë të fundit për DailyStar, artistja e lindur në Prishtinë foli hapur rreth seksualitetit të saj, ndërsa shprehi indinjatën se si njerëzit dhe mediat aludojnë se është në lidhje me një person, sa herë që e shohin të fotografuar me të në rrjetet sociale.
Rita tutje tha se : “Unë admiroj bukurinë nga burrat dhe gratë. Unë i shoh gjërat jo për nga pamja apo gjinia, për mua ka të bëjë me personin”.-ka përfunduar bukuroshja shqiptare. /arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...