Rita poston foto nga arkiva, kështu dukej në plazh me motrën

22:14 | 27 Qershor 2019
A. B.

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo tash e një kohë ka nisur turneun e koncerteve anembanë botës me qëllim të promovimit të albumit të saj, “Phoenix”, shkruan portali arbresh.info

Rita së fundi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, të cilën e kishte realizuar vite më parë, ajo postoi foto, ku shihet bashkë me motrën e saj në plazh, ndërsa imazhi u realizua disa vite më parë.

Ndryshe,  “Ritual” mban titullin projekti i fundit i bukuroshes tonë, që e solli të shoqëruar me videoklip para pesë ditësh. Fillimisht, ky projekt u lansua në versionin audio (më 31 maj), e më pas me videoklip. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme