Rita Petro ka folur për pikët në Festivalin e këngës në RTSH.
Mbrëmjen e së dielës u shpall fituesja e Festivalit të 58 të këngës në RTSH, e cila ishte pikërisht këngëtarja Arilena Ara me këngën “Shaj”, shkruar nga Darko Dimitrov dhe Lindon Berisha.
Fituesja automatikisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2020, në Rotterdam të Holandës.
Rita Petro anëtare e jurisë së Festivalit bashkë me anëtaren tjetër Mikaela Minga muzikologe u vunë në qendër të akuzave për shkak se kishin dhënë pikë më shumë këngës së Arilena Arës dhe më pak Elvana Gjatës.
Diferenca e madhe e pikëve në vlerësimin e dy këngëtareve ndezi debatin e akuzave se fituesi ishte shpallur nga një përllogaritje e thjeshtë matematikore. Rita Petro sqaroi votën e saj.
“Unë votova me pikët maksimale këngën e Arilena Arës sepse ishte më shumë në shijet e mia ajo këngë. Sigurisht që jam ndjerë shumë e fyer nga hamendësimet që juria paska qenë e korruptuar. Ne të gjithë kemi shijuar këngët e Festivalit dhe në asnjë moment nuk është diskutuar as për njërën këngëtare dhe as për tjetrën. Emri i Elvana Gjatës nuk është diskutuar në asnjë moment mes anëtarëve të jurisë”- tha Rita Petro në ‘Wake Up’.
https://www.youtube.com/watch?v=RdWaHfuZLIM&feature=emb_title
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...