Rita Orën e ndalojnë të hyjë në restorant

00:10 | 26 Tetor 2017
Trina Galanxhi

E ftuar në “The Jonathan Ross Show”, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka treguar një rast kur e kanë ndaluar të hyjë në restorantin e shefit të famshëm Gordon Ramsey.

“Unë doja, ashtu si të gjithë të konsumoja një vakt në restorantin e Ramsey, por nuk më lanë.Hyra dhe isha e lumtur që do haja, por ata më ndaluan duke më thënë se veshja ime ishte e papërshtatshme”, tha ajo ndërsa kujton edhe se çfarë kishte veshur.

Rita tregoi se atë ditë ishte veshur me tuta sportive dhe atlete, pa e ditur që restoranti kishte një kod të caktuar veshjeje./xing

51700-640-0-59f0f4370c97f

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme