Rita Ora është zhvendosur përgjithmonë në Los Angeles për të filluar një jetë të re me të dashurin Taika Waititi, thuhet sipas raportimeve të fundit.
Artistja me famë botërore, pas një skandali nga festa e ditëlindjes se 30, ku u kritikua për thyerjen e rregullave anti-COVID nuk është kthyer as edhe një herë në Mbretërinë e Bashkuar,pavarësisht se kishte shpenzuar 7.5 milionë funte investim në një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi në veri të Londrës verën e kaluar.
Ajo kishte fluturuar në Bullgari për të xhiruar një videoklip, pastaj kaloi disa muaj në Sydney duke xhiruar për The Voice of Australia ku takoi të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.
Por në fillim të kësaj vere ata fluturuan për në LA, ku tani po bëjnë një jetë të re së bashku, thuhet në The Sun
Një burim i tha The Sun: “Rita e kishte Londrën strehë me planet për ta mbajtur atë si shtëpinë e saj kryesore, por është bërë gjithnjë e më e qartë për të që Los Angeles do të jetë vendi i parashikuar ku ajo do të jetonte”.
Burimi shtoi: “Pas festimit të ditëlindjes vitin e kaluar, Rita u largua nga Britania e Madhe dhe nuk është kthyer më që atëherë. I dashuri i saj Taika është gjithashtu me rezidencë në Los Angeles, kështu që ata kanë kaluar shumë kohë së bashku. Realisht ajo nuk do të kalojë aq shumë kohë në Londër”.
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën