Google ADS

Rita Ora zhvendoset përgjithmonë në Los Angeles me të dashurin

11:46 | 5 Gusht 2021
Arbresh.info

Rita Ora është zhvendosur përgjithmonë në Los Angeles për të filluar një jetë të re me të dashurin Taika Waititi, thuhet sipas raportimeve të fundit.

Artistja me famë botërore, pas një skandali nga festa  e ditëlindjes se 30, ku u kritikua për thyerjen e rregullave anti-COVID nuk është kthyer as edhe një herë në Mbretërinë e Bashkuar,pavarësisht se kishte shpenzuar 7.5 milionë funte investim në një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi në veri të Londrës verën e kaluar.

Ajo kishte  fluturuar  në Bullgari për të xhiruar një videoklip, pastaj kaloi disa muaj në Sydney duke xhiruar për The Voice of Australia ku takoi të dashurin e saj, regjisorin  Taika Waititi.

Por në fillim të kësaj vere ata fluturuan për në LA, ku tani po bëjnë një jetë të re së bashku, thuhet në The Sun

Një burim i tha The Sun: “Rita e kishte Londrën strehë me planet për ta mbajtur atë si shtëpinë e saj kryesore, por është bërë gjithnjë e më e qartë për të që Los Angeles do të jetë vendi i parashikuar ku ajo do të jetonte”.

Burimi shtoi: “Pas festimit të ditëlindjes vitin e kaluar, Rita u largua nga Britania e Madhe dhe nuk është kthyer më që atëherë. I dashuri i saj Taika është gjithashtu me rezidencë në Los Angeles, kështu që ata kanë kaluar shumë kohë së bashku. Realisht ajo nuk do të kalojë aq shumë kohë në Londër”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme