Google ADS

Rita Ora vjen me projekt muzikor të ri

21:22 | 25 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Këngëtarja kosovare, Rita Ora ka paralajmëruar fansat e saj së shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja kosovare bëri një pauzë të gjatë  në industrinë e muzikës.

Megjithatë, ajo tashmë duket se është duke punuar për te sjellë projektet e saj muzikore të cilat janë kthyer gjithmonë në hite ku dëgjohen edhe sot.

Ajo e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në një studio të Los Angeles-it.

“Duke punuar për diçka shumëë emocionuese sot!!! Mezi pres ta ndaj me ju! #femratmundtëbëjnëgjithçka” shkroi ajo mbi fotografi.

Postimi erdhi disa ditë pasi Rita u shfaq si imazh i kopertinës në revistën e njohur “Harpers Bazaar”.

Ky vit për artisten ka qenë i mbushur plot me projekte ku dhe një ndër tyre është gjithashtu pjesëmarrja në jurinë e “The Voice of Australia” për të disatën vit radhazi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme